Saturday, July 27, 2024
spot_img

Janë verifikuar mandatet e 118 deputetëve

Kuvendi me 101 vota “pro” nga 117 të pranishëm, miratoi raportin e Komisionit Verifikues dhe verifikoi mandatet e 118 deputetëve. Me këtë deputetëve të vjetër i ka përfunduar mandati. Qeveria do të kryejë vetëm funksione teknike deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Edhe deputetët e rinj që kanë funksione të tjera do t’i pushojnë ato funksione. Gjithsej gjashtë deputetë do të pushojnë funksionet e tyre në Qeveri, e cila tashmë do të kryejë vetëm detyra teknike deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Kryetarja e Komisionit Verifikues, Dafina Stojanovska, tha se Komisioni i ka shqyrtuar raportet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet dhe zgjedhjet shtesë në njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Biljal Kasami ka kërkuar që të mos verifikohet mandati i tij, për këtë arsye gjithsej Janë verifikuar 118 deputetë.

Dimitar Apasiev nga “Levica” theksoi se raporti i KSHZ-së nuk përkon me raportin e Komisionit verifikues. Ai e kundërshtoi pretendimin e Kasamit, duke thënë se Kasami me vetëdije kishte nënshkruar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe kishte marrë certifikatën e KSHZ-së si deputet, kështu që nuk mund të heqë dorë nga diçka që nuk e ka.

“Kasami është zgjedhur deputet dhe me ligj tani duhet të ketë zgjedhje për kryetar të Komunës së Tetovës. Një deputeti i skadon mandati dhe mund të shkarkohet vetëm sipas Kushtetutës. Deputeti mund të dorëzojë dorëheqjen, por në seancë parlamentare. Kuvendi duhet t’ia heq mandatin, jo Komisioni Verifikues siç e keni bërë ju”, tha Apasiev.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT