Saturday, July 27, 2024
spot_img

Kaba dhe Rashidi përkrahin Taravarin

Ish deputeti i ASH-së, Syrija Rashidi falënderon Taravarin për koalicionin me opozitën shqiptare.

Ndryshimi nuk është frazë boshe, por i njëjti merr kuptim vetëm atëherë kur ata që qeverisin 22 vite përfundimish të shkojnë në opozitë. Rruga e cila sjell ndryshimin është një, e vetme dhe tjetër nuk ka. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, ish deputeti i ASH-së, Syria Rashidi, ndërsa i ka dhënë mbështetje kryetarit Arben Taravari për të koalicionuar me opozitën.

Postimi i plotë i Syria Rashidit:

“Të nderuar anëtarë dhe mbështetës të Aleancës për Shqiptarët.
Aleanca sivjet i bënë 10 vite që kur ka dalë në skenën politike dhe pavarësisht ngritjeve dhe rënieve të kohëpaskoshme, boshti i sajë moral dhe politik ka qënë, është dhe do të mbesi ndryshimi. Ndryshimi nuk është frazë boshe por i njëjti merr kuptim vetëm atëherë kur ata që qeverisin 22 vite përfundimish të shkojnë në opozitë. Rruga e cila sjell ndryshimin është një, e vetme dhe tjetër nuk ka.
Faleminderit kryetar Taravari që u përcaktove për atë rrugë. Mbështetja jonë dhe e anëtarësisë së gjërë nuk do të mungojë”, shkruajti Syria Rashidi.
Postimi i plotë i Garip Kabës:
Duke u nisur nga fakti që jam nji ndër nismëtarët e parë të subjektit tonë politik,Aleancës për Shqiptarët dhe duke pasur para sysh shum argumente që përmbysin çfardo varianti tjetër për të mbijetuar politikisht si subjekt i shëndoshë në skenën politike;
Shpreh përkrahje të parezervë liderit të partisë z.Arben Taravari,me qëndrimin e shpallur publik,që ti japim mbështetje frontit opozitar,për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në skenën politike,mbrenda kampusit shqiptar.
Ftoj publikisht,aktivistët e Aleancës për Shqiptarët dhe gjithë votuesit shqiptarë t’i bashkangjiten karvanit të fitores së madhe.
Na prift e mbara!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT