Kamjan mbështet ndryshimin, Vlen Feti Abazi prezanton ekipin për fitore

Kamjan – Sonte u zhvillua hapja e radhës së shtabit të koalicionit për komunën e Bogovinës, në një atmosferë fantastike dhe me entuziazëm të madh nga banorët.

Banorët e Kamjanit, të cilët historikisht kanë qenë përparimtarë dhe të hapur ndaj ndryshimeve, treguan përkrahje të madhe për kandidatin Vlen Feti Abazi. Ai premton që, nëse fitohet më 19 tetor, do të sjellë një ekip që do ta rikthejë komunën në punë dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve.

“Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurtë! Numri jonë është 7️⃣ dhe data është 19 tetor”, u shpreh kandidati Abazi.

Ngjarja u shoqërua me përkrahje masive nga qytetarët, duke treguar se Kamjanasit janë të vendosur të bëjnë ndryshimin e shumëpritur.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT