Tuesday, May 21, 2024
spot_img

Kapiteni Shabani flet në prag të derbit të madh me Shkëndijën

Një ndër futbollistët më të besueshëm dhe më të qëndrueshëm gjatë gjithë sezonit aktual, Bunjamin Shabani, ka folur në prag të takimit derbi kundër Shkëndijës në Tetovë. Duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve nga ky takim për të dyja skuadrat, kapiteni ynë thotë se ndeshjen do ta vendosin nuanca të vogla…

Bunjamin Shabani nuk ka iluzione në lidhje me udhëtimin e së dielës në Tetovë, aty ku do të përballemi me Shkëndijën e Tetovës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 32-të në elitën e futbollit vendor.

Ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, por që neve jemi të vendosur për të arritur objektivin, kur është në pyetje titulli i kampionit, thotë kapiteni i skuadrës tonë, duke komentuar edhe ndeshjen e edicionit të kaluar, por edhe tifozërinë dhe fushën mysafire.

“Ndeshje shumë me rëndësi, si për ne, po ashtu edhe për Shkëndijën. Është mirë kjo për kampionatin tonë që të ketë kështu ndeshje derbi, e për më tepër ku diskutohet edhe për titullin e kampionit. Në prag të këtij takimi, atmosfera në skuadrën tonë është shumë e mirë, kemi punuar gjatë gjithë javës, e kemi analizuar mjaft mirë kundërshtarin. Të gjithë e dimë se Shkëndija ka një skuadër shumë kualitative, ashtu që nuanca pritet të vendosin fituesin e këtij derbi”.

Para një viti juve ishit njeriu vendimtarë ne fitoren 2:1…

“Ne si futbolliste çdoher mundohemi të bëjmë gjëra të mira për skuadrën. Ashtu do jetë edhe këtë herë, pa dyshim. Shpresoj të përsëris atë paraqitjen time të edicionit të kaluar, si në aspekt individual ashtu edhe ekipor.  Nëse bëjmë një gjë të tillë, atëherë me bashkëoljtarët e mi, besoj se mund të nxjerrim një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.”.

Ndeshja në transfertë, tifozët….

“Të dielën do të luajmë përballë publikut tetovar, përballë një publiku dhe tifozërie shumë të zjarrtë. Këtë e dimë të gjithë, sidomos neve që më parë kemi luajtur për këtë skuadër. Mund të them se e njohim shumë mirë ambientin dhe atmosferën që krijohet këtu në Tetovë, ashtu që nuk do të jetë ndonjë minus i madh për ne si skuadër, pasi në futbollin modern nuk luan edhe aq rol të madh fusha, por filozofia e lojës e përgatitur nga skuadrat, përgatitja fizike, por edhe gatishmëria për të dhënë më të mirën. Ndërsa neve si skuadër premtojmë se do të japim gjithçka nga vetja për të arritur objektivin.”

Bunjamin Shabani ka qenë gjithmonë i besueshëm dhe i qëndrueshëm gjatë këtij edicioni, duke munguar në vetëm një ndeshje, edhe atë pikërisht kundër Shkëndijës, në ndeshjen e dytë të këtij edicioni, kur si vendas kishim shënuar fitore 2:1. Atë ndeshje, kapiteni ynë kishte munguar për shkak kartonëve të verdhë, ndërsa me siguri se tashmë është i urritur për të treguar më të mirën nga vetja dhe për të ndihmuar skuadrën të dielën në Tetovë.

Shabani numëron gjithsej 30 ndeshje në LPFMV, apo gjithsej 2632 minuta të kaluara në fushë, ku ka regjistruar gjithashtu edhe 3 gola dhe 4 asistime.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT