Kasami dhe Hyseni nderojnë Dëshmorët në Gjilan: “Kujtojmë sakrificën për lirinë e Kosovës”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij zyrtare në Gjilan, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë vizituar Memorialin e Dëshmorëve të qytetit.

Dy kryetarët nderuan figurat që dhanë kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e kujtimit dhe respektimit të atyre që sakrifikuan për të ardhmen e gjeneratave të sotme.

Kasami u shpreh se liria që gëzohet sot është rezultat i përkushtimit dhe sakrificës së mijëra shqiptarëve, të cilët mbeten pjesë e përhershme e kujtesës kombëtare.

Ai përfundoi vizitën me mesazhin e shkurtër dhe simbolik: “Lavdi!”.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT