Kasami: “Fitorja e 19 tetorit ishte vetëm fillimi, më 2 nëntor vjen suksesi më i madh”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bashkë me ekipin e tij, ka zhvilluar takime falënderuese me aktivistët dhe përkrahësit në lagjet Bregu i Diellit dhe Jashtë Vardarit, të cilat ishin ndër zonat vendimtare për fitoren e 19 tetorit.

Në një atmosferë entuziaste, Kasami u shpreh mirënjohës për mbështetjen që qytetarët i kanë dhënë ekipit të tij, duke theksuar se puna e përbashkët po e ndryshon Tetovën në çdo aspekt.

“Falënderoj çdo aktivist, çdo banor, çdo familje dhe çdo përkrahës për besimin që kanë në vizionin tonë. Më e mira do të vijë më 2 nëntor, kur së bashku do ta vulosim fitoren e madhe dhe bindëse si asnjëherë më parë,” – deklaroi Kasami.

Ai shtoi se mobilizimi i qytetarëve është çelësi për ta vazhduar zhvillimin dhe për ta çuar Tetovën drejt një periudhe të re progresi dhe stabiliteti.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com