Kasami në Forumin e Kryetarëve në Durrës: Tetova pjesë aktive e rrjetit rajonal për projekte të përbashkëta

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Durrës të Shqipërisë. Në këtë forum, bashkë me homologë nga rajoni, u formalizua krijimi i një rrjeti bashkëpunimi për projekte të përbashkëta.

Ky rrjet synon të fuqizojë bashkëpunimin mes komunave të rajonit për sigurimin e financimit nga Bashkimi Evropian dhe fondet IPA.

“Ky hap i rëndësishëm do të na mundësojë që në të ardhmen të hartojmë projekte të përbashkëta dhe të aplikojmë për fondet e Bashkimit Evropian dhe për fondet IPA, me qëllim që komunat tona të mbështesin dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në zhvillim”, u shpreh Kasami.

Ai theksoi se Tetova do të mbetet gjithmonë pjesë aktive e nismave që sjellin bashkëpunim dhe zhvillim për qytetarët.

Në forum, Kasami prezantoi edhe angazhimin e Tetovës drejt një qyteti më të gjelbër dhe më të pastër, duke ndarë me pjesëmarrësit përvojën e komunës në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe energjisë së rinovueshme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT