Kasami nga Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi: Ky është misioni i jetës sime për Tetovën

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte ka zhvilluar tubime me qytetarët në lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi. Ai tha se për të ky takim nuk është vetëm pjesë e fushatës, por një mision jetësor për të ndryshuar Tetovën bashkë me qytetarët.

“Sonte pata nderin dhe kënaqësinë që pranë fqinjëve, miqve e bashkëqytetarëve të mi, në lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi, të ndaj vizionin dhe programin tonë për Kapitullin e Dytë për Tetovën. Në këto lagje jam rritur, këtu jetoj dhe çdo ditë ndaj të mirat e të këqijat me ju”, tha Kasami.

Ai shtoi se energjia dhe përkrahja që ndjeu ishte dëshmi se qytetarët janë të gatshëm ta vazhdojnë ndryshimin.
“Më 19 tetor, të gjithë së bashku, si një familje e madhe, ta vulosim fitoren e madhe”, theksoi Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com