Kasami nga Sellca e Vica: Malësia e Tetovës zgjedh zhvillimin dhe dinjitetin

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vijuar takimet me qytetarët në Malësinë e Tetovës, ku këtë herë u ndal në Sellcë dhe Vicë. Ai deklaroi se banorët e këtyre zonave janë përcaktuar për rrugën e zhvillimit dhe dinjitetit, duke e vlerësuar punën që është bërë gjatë mandatit të tij.

“Malësia e Tetovës zgjedh zhvillimin dhe dinjitetin. Diskutuam rreth planeve tona për Tetovën, investimet që janë bërë në malësi dhe ato që do të bëhen në katërvjeçarin e ardhshëm,” theksoi Kasami gjatë vizitës.

Ai shtoi se banorët e këtyre fshatrave “nuk pranojnë të keqpërdoren” dhe e çmojnë angazhimin për përmirësimin e kushteve të jetesës në zonë.

Kryetari u shpreh mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë, duke theksuar se më 2 nëntor pritet të konfirmohet “Fitorja e Madhe”.

“Më 2 nëntor vulosim bashkë fitoren,” u shpreh Kasami.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com