Kasami: Shkupjani nuk tutet, sot u radhit fuqishëm me VLEN-in

Kandidati i koalicionit VLEN për mandatin e dytë në Tetovë, Bilall Kasami, shpërndau një mesazh motivues pas tubimit të madh të koalicionit në Çair.

“Shkupjani nuk tutet! Ai u radhit sot fuqishëm me VLEN-in dhe Izet Mexhitin. Fitore e madhe kudo ku ka shqiptarë më 19 tetor”, shkroi Kasami në postimin e tij, i shoqëruar me fotografi nga atmosfera entuziaste e takimit.

Tubimi në Çair u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore të koalicionit, ku qytetarët shprehën mbështetje të fortë për ndryshimin dhe përfaqësimin e ri politik të shqiptarëve në vend.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT