Wednesday, May 1, 2024
spot_img

Kasami: Shpenzimet e publikuara nga IDEA nuk kanë lidhje me mua si kryetar komune

Shpenzimet e publikuara nga Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike nuk kanë lidhje as me mua si kryetar i Komunës por as me adminsitratën komunale. Në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë nuk ka mundur të ndodhin keqpërdorime buxhetore përderisa unë jam në krye të komunës dhe këtë mund ta dokumentojmë me fakte dhe argumente. Nga instituti në fjalë kërkojmë tërheqjen e lajmit dhe të kërkojnë falje publike sepse në të kundërtën do të pasojë padia.

Për vitin 2022 në buxhetin e komunës së Tetovës janë planifikuar mjete në vlerë prej 266,826 euro nga shkollat e mesme për realizimin e projekteve Erasmus. Ndërsa realizimi prej 211.031 euro është po nga i njëjti qëllim. Domethënë janë harxhime të planifikuara nga donacionet e realizuara për projektet Erasmus nga shkollat e mesme, të cilat nuk janë nga buxheti i Komunës së Tetovës. Pra Instituti në fjalë do të ishte mirë që të bëjë dallimin e donacioneve për Erasmus programet dhe më pas të publikojë të dhëna statistikore.
Askush nuk mund ta njëllos punën e komunës sepse ne jemi të përkushtuar për të punuar në interes të qytetarëve!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT