Sot, Bilal Kasami pati nderin të takohet me Iljaz dhe Zejna Halimin, dy emra të njohur dhe të respektuar për kontributin e tyre në edukim, kulturë dhe jetën publike të komunitetit shqiptar në Tetovë.
Iljaz Halimi, veteran i skenës politike shqiptare në Maqedoni, themelues dhe zëvendëspresident në parti të rëndësishme politike, pedagog dhe autor i disa veprave mbi historinë e lëvizjeve politike shqiptare, ndau perspektiva të vyera mbi zhvillimin qytetar dhe institucional.
Zejna Halimi është pedagoge, studiuse dhe autore e disa botimeve mbi trashëgiminë etnokulturore dhe veshjet tradicionale shqiptare. Angazhimi i saj për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare është frymëzues, ndërsa prezantimet dhe librat e saj kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e identitetit kulturor të Tetovës dhe rajonit.
“Falënderoj Iljaz Halimin dhe Zejna Halimin për kohën, idetë dhe përkushtimin. Nga bisedat e sotme dalim me energji të reja për të punuar së bashku, për arsim më të mirë, për mbrojtjen e trashëgimisë tonë dhe për një Tetovë ku çdo qytetar ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar,” tha Bilal Kasami.
Ky takim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit mes figurave të shquara të kulturës dhe politikës për zhvillimin qytetar, edukimin dhe ruajtjen e identitetit kulturor të komunitetit.