Kasami takon qytetarët në terren: “Tetova e shpresës dhe rinisë nuk do të ndalet”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vazhduar takimet me qytetarët nëpër lagje të ndryshme të qytetit, ku ka zhvilluar biseda të drejtpërdrejta dhe ka ndarë mesazhe për të ardhmen e Tetovës.

Kasami u shpreh se tek qytetarët sheh shpresën dhe besimin për një Tetovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të rinjtë. Ai theksoi se qytetarët kërkojnë kushte dinjitoze dhe perspektivë për të ndërtuar jetën në vendlindje, gjë që për të mbetet prioritet.

Në sytë e tyre shihet dashuria për qytetin dhe dëshira për zhvillim. Ata nuk kërkojnë shumë — duan dinjitet dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu. Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk do të ndalemi”, deklaroi Kasami.

Ai shtoi se më 2 nëntor qytetarët do të vendosin për vazhdimin e rrugës së nisur dhe për një Tetovë me më shumë shpresë, më shumë rini dhe më shumë zhvillim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com