Saturday, July 27, 2024
spot_img

Katedra për Media dhe Komunikim Ndërkulturor organizoi Panel diskutimi me temë: Trashëgimia e gazetarisë shqiptare dhe sfidat në kohën e re

TRE GAZETAT HISTORIKE SHQIPTARE ‘FLAKA E VËLLAZËRIMIT’, ‘RILINDJA’ DHE ‘ZËRI I POPULLIT’ I MBULOI PLUHURI I HISTORISË

Shkup, 30.05.2024 Nën organizimin e Katedrës për Media dhe Komunikim Ndërkulturor sot u zhvillua Panel diskutimi me temë ‘Trashëgimia e gazetarisë shqiptare dhe sfidat në kohën e re’ ku panelistët Prof. Dr. Sefer Tairi prezantoi historikun e radio dhe televizioneve në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Prof. Dr. Sevdail Demiri mbi historikun e gazetave në gjuhën shqipe dhe Prof. Inor. Dr. Avni Avdiu mbi sfidat e zhvillimeve të reja mediale.

Prof. Dr. Sevdail Demiri në paraqitjen e tij para auditorit citoi biznesmenin dhe investitorin më të njohur në botë për momentin, Elon Mask i cili ka thënë se të gjithë duhet të studjojmë historinë, sepse duke studjuar atë mësojmë se si të veprojmë drejtë dhe të mos gabojmë në hapat që ndërmarrim.

‘Shtypi shqiptar  është trashëgimi e madhe kulturore dhe historike në trevat e Maqedonisë së Veriut në veçanti, por edhe në Kosovë e Shqipëri, ndërsa fillet i ka në Itali me gazetën që i pari botoi patrioti Jeronim de Rada në vitin 1848 kur nxori gazetën e parë shqiptare L’Albanese d’Italia. Në Maqedoni gazeta e parë ishte ‘Bashkimi i Kombit’ në Manastir në vitin 1909, Gazeta Shkupi e Jashar Erebarës në vitin 1910,dhe përfundimisht Gazeta më jetëgjatë Flaka e Vëllazërimit me shtatë dekada ekzistencë’, tha Demiri.

Ai shtoi se për fat të keq gazetat që bënë historinë në trojet shqiptare dhe që ishin kronikë e kohës, ‘Flaka e Vëllazërimit’ në Shkup, ‘Rilindja’ në Prishtinë dhe ‘Zëri i Popullit’ në Tiranë tashmë janë pjesë e historisë pasi që asnjëra nga to nuk botohet.

Prof. Dr. Sefer Tairi u përqëndrua në historikun e radios dhe televizionit shqip në Maqedoninë e Veriut, duke cekur se Radio Shkupi programi në gjuhën shqipe tani më  afro 80 vite punon, që nga 28 janari i vitit 1945 kur për herë të parë  u dëgjua fjala shqipe “Ju flet Radio Shkupi”. Televizioni filloi me  17 prill 1967, me kronikën javore televizive, që shënoi edhe emetimin për herë të parë të emisioneve në gjuhën shqipe në të gjitha trevat shqipfolëse Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, me 15 minuta program deri në vitin 1994.

Tairi tha se edhe pse televizioni dhe radioja publike duhet të jetë në shërbim të nevojave të shoqërisë, ajo edhe atëherë edhe sot ka problem me politikën e cila e vendos interesin partiak mbi interesin shoqëror.

Prof. Inor. Dr. Avni Avdiu u fokusua në sfidat e zhvillimeve të reja mediale duke rahur anët pozitive dhe negative të evoluimit të medias. Ai theksoi se për fat të keq anët negative janë më të pranishme në media përfshirë përmbajtjes mediale të cilat kryesisht janë debate politike, show bize, reality shows dhe seriale të cilat nuk japin kurrëfarë mesazhi përmbajtësor, prej të cilave do të përfitonte publike.

Në Panel diskutimin me temë Trashëgimia e gazetarisë shqiptare dhe sfidat në kohën e re, të cilin e moderoi Doc. Dr. Arta Xhelili nga Katedra për Media dhe Komunikim Ndërkulturor, morri fjalën edhe rektori i parë i UNT-së Prof.dr. Azis Pollozhani i  cili tha se studentët e katedrës duhet të mësojnë nga kjo trashëgimi e madhe gazetareske dhe të kontribojnë në zhvillimin e mëtejmë të tij në vend.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT