Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi, nga sot është anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Prezantimin e saj zyrtar e bëri kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili e përshkroi Thaçin si një nga zërat më të fuqishëm dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Ky është një hap i ri i Adelina Thaçit, duke sjellë energji dhe prezencë të re në radhët e LDK-së, ndërsa partia mirëpret talentin dhe ndikimin e saj në komunitet.

