Saturday, May 4, 2024
spot_img

KËSHILLI I BE-së: Deri në Mars 2026 zgjeroi regjimin e sanksioneve ndaj personave, veprimet e të cilëve kërcënojnë sovranitetin e BeH

Këshilli i BE-së sot vendosi të zgjasë regjimin e masave kufizuese ndaj personave, veprimet e të cilëve kërcënojnë sovranitetin, integritetin dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës edhe për dy vjet deri më 31 mars 2026, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Me këtë vendim, Bashkimi Evropian do të mund të vendosë sanksione kundër individëve ose subjekteve që cenojnë sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës dhe që kërcënojnë seriozisht situatën e sigurisë në vend ose minojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. .

Të sanksionuarve në këtë regjim u ngrihen asetet në BE dhe ndalohet vënia në dispozicion e fondeve dhe përveç kësaj, personave fizikë u ndalohet hyrja në Bashkim.

Vendimi për vendosjen e një regjimi të masave kufizuese në lidhje me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë u mor më 21 mars 2011.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT