Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka miratuar në mënyrë unanime kandidaturën e Albin Kurtit për postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë procesit të votimit nuk u shënua asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, duke treguar mbështetje të plotë për Kurtin brenda strukturave të partisë.
Pas përfundimit të votimit, Arbërie Nagavci njoftoi se Këshilli i Përgjithshëm ka marrë vendimin që Kurti të jetë kandidati zyrtar i Vetëvendosjes për kryeministër.

