Saturday, July 27, 2024
spot_img

Koalicioni “Fronti Europian” ka paraqitur kundërshtim në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

Koalicioni “Fronti Evropian” ka dorëzuar kundërshtim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotimin e Vendit Zgjedhor 2101 në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinos, konfirmojnë KSHZ për MIA.

KSHZ-ja është e obliguar të vendosë në afat prej 72 orëve pas pranimit të kundërshtimit. Kandidatët kanë të drejtë ankese kundër vendimit të KSHZ-së në Gjykatën Administrative, e cila, nga ana tjetër, duhet të vendosë brenda 48 orëve pas pranimit të ankesës.

Pas rivotimit në qendrën e votimit 2101 në Llërcë të Zhelinës, Koalicioni “Fronti Europian” humbi një deputet në krahasim me rezultatet e 8 majit, ndërsa Koalicioni “Vredi” fitoi një mandat deputeti.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT