Sunday, July 14, 2024
spot_img

KOCEV DHE ADEMI MUNGOJNË NDAJ BRERA-S, CAKE ME 5 KARTONA

Ekzaminimet e detajuara pritet të qartësojnë shkallën e dëmtimeve të Kocevit dhe Ademit, derisa Cake humb ndeshjen e radhës për arsye pezullimi. 

Pas fitores së djeshme ndaj Vardarit (3:0), futbollistët e Shkëndijës sot kishin seancë rikuperimi, derisa kemi nisur përgatitjet për ndeshjen e të mërkurës me AP Brera në Strumicë në kuadër të xhiros së 22-të në LPFM.

Tre mungesa do të kemi për takimin që pason, pasi në ndeshjen me Vardarin me lëndime dolën Kocev dhe Ademi, derisa kartoni i verdhë i Klisman Cakes ishte i 5-ti për të që automatikisht nënkupton pezullim për një ndeshje dhe ai humb duelin me Brera-n.

Stefan Kocev ishte i pafat me Vardarin, kur duhej të linte lojën pas vetëm 14-të minutave. Bëhet fjalë për dëmtim të tendinës dhe vetëm pas ekzaminimeve të detajuara do të dihet shkalla e lëndimit dhe pauza eventuale që do të nevojitet për rikuperim.

E njejta situatë për sulmuesin Fiton Ademi, që u lëndua në fund të pjesës së parë. Ankohet në dhimbje të gjurit dhe nuk do të stërvitet me ekipin deri në marrjen e rezultatave të ekzaminimeve.

Shkëndija të mërkurën në Turnovë të Strumicës luan ndeshjen e xhiros së 22-të me AP Brera.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT