Saturday, July 27, 2024
spot_img

Koha nuk do të “luajë” gjatë me ne: Pranvera do të kthehet së shpejti tek ne!

Nesër gjatë ditës presim që moti në Maqedoni të jetë më i ngrohtë, por edhe me më shumë periudha me diell. Mirëpo pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të dobëta shiu dhe do të fryjë erë mesatare, herë pas here dhe lokale e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Nesër në mëngjes temperaturat do të zbresin në intervalin prej 5 deri në 13 gradë, ndërsa në zonat e larta dhe malore do të jetë disi më e ftohtë.

Temperaturat maksimale ditore të ajrit nesër do të jenë më të larta se sot dhe do të rriten në intervalin prej 15 deri në 23 gradë.

Mirëpo, nata e nesërme sjell reshje të reja nga perëndimi, por në zonat malore në rajonet perëndimore me lartësi mbidetare mbi 1400-1500 metra dhe për shkak të rënies së temperaturave reshjet do të kthehen në borë. Të enjten do të ketë reshje të herëpashershme dhe kushte për shtrëngata të rralla.

Të enjten presim reshje të kohëpaskohshme shiu në Shkup dhe rrethinë.

Më në fund, moti pranveror më i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë mund të presim nga e Premtja (26 Prill 2024).

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT