Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet intensive për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovac.

Në seancën stërvitore të sotme, në grup u bashkua edhe Nazmi Gripshi, ndërsa trajneri Silvinjo pati të gjithë lojtarët në dispozicion. Stërvitja zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, duke filluar me punën në palestër dhe duke vijuar më pas në fushë, ku stafi teknik punoi mbi situata loje dhe elementë taktike.

Departamenti i Komunikimit i FSHF-së bëri me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor.

Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet në Tiranë gjatë ditës së nesërme. Ekipi do të udhëtojë të premten drejt Nishit, ku do të akomodohet dhe do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore përpara sfidës në stadiumin e Leskovacit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT