Saturday, June 15, 2024
spot_img

Komuna e Çairit nisi ndërtimin e Pishinës për fëmijët e shkollave

Komuna e Çairit sot filloi me ndërtimin e Pishinës për fëmijët e shkollave. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu informoi se sipërfaqja e pishinës është rreth 620metra katrorë, me themel të betonit të armuar, fasadë dhe kulmi çeliku.

“Thellësia e pishinës do të jetë  80 centimetra deri 1.30 metra.

Me kapacitet të pacaktuar. Do të përdoret nga shkollat për ushtrime, mësim të notit, për gara dhe rekreacion”,  ka sqaruar Ganiu.

Ai paralajmëroi se ky objekt ndërtimin e të cilit e filloi sot  Komuna e Çairit pritet të jetë i gatshëm për Festat kombëtare – pra më nëntor.

Pishina shkollore e Çairit do të mund të shfrytëzohet edhe në kushte vere dhe të dimrit dhe do të jetë me standardet më moderne.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT