Komuna e Gostivarit: Miratimi i planeve urbanistike është bërë në përputhje të plotë me ligjin

Kryeministrisi duket është keqinformuar lidhur me procedurën e miratimit  dy Planeve Detale Urbanistike  GostivarÇdo veprim është zhvilluar  përputhje  plotë me ligjinkonkretisht me nenin 38, paragrafi 2  Ligjit për planifikim urbanistik.

 

Sipas këtij neniMinistria e Transportit ka një afat 20-ditor për  dhënë pëlqim ose për  dorëzuar njoftim me vërejtjet e konstatuara. Në rast se Ministria nuk vepron brenda këtij afati, ligji parashikon qartë që Kryetari i Komunës e dërgon planin në Kuvendin Komunal, i cili e shqyrton dhe vendos në votim në seancën e parë të radhës.

 

Fakti që planet janë miratuar edhe me votat e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Gostivarit më datë 02.08.2025, tregon se procesi ka qenë i rregullt dhe transparent. Po të kishte pasur parregullsi, këshilltarët nga partia e kryeministrit nuk do të kishin votuar për to.

 

Për më tepër, për dy planet e përmendura janë kryer dy inspektime nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, dhe në procesverbalet përkatëse konstatohet qartë se miratimi i tyre është bërë në përputhje me dispozitat ligjore, pa asnjë vërejtje apo shkelje.

 

Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe respektimit të plotë të ligjit. Çdo veprim realizohet në përputhje me kornizën ligjore të shtetit dhe nuk ka vend për interpretime të pasakta apo tendencioze.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com