Komuna e Tetovës fiton projekte të reja për zhvillim rajonal

Komuna e Tetovës ka shënuar një tjetër sukses në sigurimin e fondeve për investime kapitale. Nën koordinimin e zëvendëskryetarit të komunës, Albi Qamili, është zyrtarizuar fitorja e projekteve të radhës, të cilat do të implementohen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Byronë për Zhvillim Rajonal.

 

Këto projekte të fituara vijnë si rezultat i një pune intensive të administratës komunale për përgatitjen e aplikimeve cilësore që synojnë rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tetovës. Me këtë rast, zëvendëskryetari Qamili dhe autoritetet lokale kanë falënderuar Byronë dhe drejtorin Amet Imeri për mbështetjen e ndarë për Tetovën.

Nga ekzekutivi lokal potencojnë se fitimi i këtyre projekteve dëshmon përkushtimin për punë konkrete dhe aftësinë për të thithur mjete nga institucionet qendrore.

“Vazhdojmë me përkushtim dhe punë konkrete për Tetovën. Këto projekte të fituara janë një hap tjetër i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë dhe për përmbushjen e nevojave të qytetarëve tanë”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT