Sunday, April 28, 2024
spot_img

Komuna e Tetovës: NUK KA BLLOKIM TË RRUGËVE, RRUGËT E TETOVËS JANË TË KALUESHME

Pas rreshjeve të borës që ka kapluar të gjithë territorin e komunës sonë, dëshirojmë t’ju njoftojmë se rrugët e Tetovës janë të kalueshme.
Ekipet tona janë në terren duke punuar nga orët e mëngjesit për të pastruar rrugët kryesore, ato dytësore dhe rrugët nëpër fshatrat e Malësisë së Sharrit, duke përfshirë edhe rrugën drejt Vikend-Shtëpizave.

Puna vazhdon edhe gjatë natës, dhe ne monitorojmë situatën për të siguruar që rrugët të mbeten të kalueshme për qytetarët. Jemi vendosur të angazhohemi në këtë sfidë për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e qytetarëve tanë.

Apelojmë tek çdo qytetar që të respektojë shenjat e komunikacionit dhe të vozisë me kujdes për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë. Bashkëpunimi i çdo individi është jetik për të lehtësuar punën tonë dhe për të siguruar një lëvizje të sigurt nëpër rrugë.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë situatë emergjente. Qëndrojmë në shërbim të qytetarëve dhe do të vazhdojmë të punojmë për të mbajtur rrugët e Tetovës të lira dhe të sigurta.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT