Saturday, April 20, 2024
spot_img

Komunikatë: IPP Arbën Xhaferi lansoi Barometrin e Përfaqësimit të Drejtë

Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi sjell për publikun një nismë unike të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, që synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në lidhje me zbatimin e parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

 

Barometri është i qasshëm në adresën barometri.ipp-arbenxhaferi.org ose përmes faqes në internet të IPP Arbën Xhaferi.

 

Objektivi kryesor i Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë është që të paraqesë në mënyrë interaktive dhe të vlerësojë përmes indekseve të veçanta përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nga institucionet publike. Ky mjet bazohet në të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit që nga viti 2014 dhe paraqet përfaqësimin e komuniteteve dhe të grave në sektorin publik, si në numra absolut ashtu edhe në pozitat udhëheqëse.

 

Në ngjarjen e lansimi të Barometrit, krahas ekspertit të IPP Arbën Xhaferi, z. Robert Nesimi, dhe drejtorit të IPP Arbën Xhaferi, z. Arben Fetai, foli edhe Avokati i Popullit, z. Naser Ziberi, i cili paraqiti historikun e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke adresuar edhe sfidat e shumta në përmbushjen e këtij parimi. Avokati i Popullit përshëndeti këtë nismë, duke theksuar kontributin e saj të veçantë në vetëdijësimin e popullatës dhe ndërgjegjësimin e politikës në adresimin e pengesave për arritjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. 

 

Barometri momentalisht shqyrton gjendjen e përfaqësimit adekuat në rreth 150 institucione në tre pushtetet, përfshirë agjencitë e pavarura, ndërmarrjet publike dhe komunat. IPP Arbën Xhaferi do të vazhdojë ta zgjerorojë dhe ta përditësojë atë në baza vjetore.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT