Sunday, April 28, 2024
spot_img

Komunikatë: Kryeministrin teknik ta gëzoni Por me Arbën Xhaferin çfarë halli patët?

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi dhe Bordi i Akademisë Verore Arbën Xhaferi dënojnë ashpër gjuhën fyese ndaj figurës së Arbën Xhaferit të përdorur nga një organizate e afërt me BDI-në gjatë votimit të qeverisë teknike.

 

Portali X mbrëmë publikoi pamje të një bisede midis dy individëve të paraqitur si njerëz të një organizate propaganduese të BDI-së, ku përveç se tallej një nga thëniet më emblemetike të Arbën Xhaferit “më mirë një ligj i mirë sesa një post”, fyhej në termat më të rënda vetë figura e Arbën Xhaferit.

 

Gjuha e përdalë e përdorur prej altoparlantëve të BDI-së është e papranueshme për një shoqëri të  civilizuar që kërkon të bëjë pjesë në familjen evropiane. Ajo është e papranueshme edhe për traditën shqiptare e cila çdoherë është shquar për respektin e thellë ndaj të vdekurve.

 

Figura e Arbën Xhaferit nuk ka nevojë të mbrohet. Për të kanë folur figurat më eminente të kombit dhe të diplomacisë botërore. Mbi të gjitha, për Arbën Xhaferin, flasin veprat e tij që vazhdojnë të jenë udhërrefyesi më i sofistikuar i popullit shqiptar. Është për fatkeqësi që kjo shfaqje urrejtje dhe prapambetje ndodhi mu në ditën e votimit të kryeministrit teknik shqiptar, duke i lënë një hije të zeze kësaj dite që do duhej të kishte qenë përbashkuese e jo konfliktuale brenda shoqërisë  shqiptare .

 

Prandaj i bëjmë  thirrje forcave politike, dhe veçanërisht lidershipit të Bashkimit Demokratik për Integrim, të ditancohet nga gjuha e tillë banditeske që nuk i takon traditës shqiptare. Qëllimet politike dhe agjendat partiake nuk duhet të tejkalojnë asnjëherë normat njerëzore dhe vlerat civilueze të cilat Arbën Xhaferi si rilindasi i fundit i kombit shqiptar i ka mbrojtur me tërë qenien e tij sa ishte gjallë.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT