Komuniteti shqiptar-amerikan në Nju Jork po tregon mbështetje të fortë për Curtis Sliwa, aktivistin dhe politikanin republikan në garën për kryetar bashkie. Sliwa, themelues i organizatës “Guardian Angels”, njihet për përpjekjet e tij për sigurinë publike dhe qëndrimet konservatore kundër kriminalitetit dhe socializmit.
Aktivisti shqiptar-amerikan Marko Kepi ka nxitur komunitetin të votojë për Sliwa, duke theksuar nevojën për udhëheqje që qëndron pranë qytetarëve dhe larg politikanëve tradicionalë. Ai ka ftuar qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë e votimit të hershëm dhe të tregojnë unitetin e komunitetit.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, komuniteti shqiptar-amerikan ka bërë thirrje: “Vote early, vote proud, vote Sliwa!” dhe ka dhënë udhëzime për vendet e votimit të hershëm në qytet.

