Sunday, April 28, 2024
spot_img

Konferenca vjetore e Qeverisë, “Viti i mundësive evropiane” Rustemi: Buxheti për vitin 2024 është i mjaftueshëm për realizimin e objektivave të Programit vjetor

Drejtori i NPRRSH, Rustemi nënvizoi se misioni i tyre është për të ndërtuar kilometra të reja, autostrada, rikonstruimin dhe rehabilitimin  e çdo metër të rrjetit rrugor në çdo vend të shtetit, duke mundësuar  për zhvillim më të mirë nacional, rajonal dhe lokal.

“Përkrah aktiviteteteve aktuale të cilat ua prezantuam dhe që do të vazhdojnë me realizimin e tyre edhe në vitin 2024, është paraparë edhe ndërtimi i 70 kilometrave rrugë shtetërore me vlerë të parashikuar prej 387 milionë euro.

Kështu që në listën e prioriteteve në vitin 2024 do të gjenden më shumë akse rrugore, siç janë: Shkup – Bllacë, faza e dytë, në gjatësi prej 10,5 km; Kërçovë – Bukojçan (faza 1 dhe 2), në gjatësi prej 10,5 km; Si dhe ndërtim të disa qarkoreve, rehabilitim dhe rikonstruim i disa drejtimeve rrugore,”

Për në fund, Rustemi potencoi se në vazhdë e sipër  nga ana NPRRSH   është implementimi i disa projekteve të rëndësishme siç janë implementimi i sistemit RAMS si dhe implementimi i sistemit  për menaxhimin e urave, me të cilin për herë të parë është kryer regjistrim dhe shqyrtim i situatës të më shumë se 1300 urave.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT