Saturday, May 4, 2024
spot_img

Konferenca vjetore e Qeverisë, Grubi: Vëtëm Fronti Europian i jep fund ndikimit rus në vendin tonë

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka bërë hapjen e Konferencës vjetore të Qeverisë.

Para të pranishmëve, Grubi në fjalën e tij ka thënë se vendi ndër vite po përballet më sfida që kanë vetëm një qendër të përbashkët të jostabilitetit dhe kjo është Rusia, duke shtuar se sot jemi partner i NATO-s, kemi dyër të hapura në çdo vend të botës, në çdo institucion botëror, ndaj vetëm Fronti Europian i jep fund ndikimit rus në vendin tonë.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

I nderuar Kryeministër, z. Dimitar Kovaçevski,

Të nderuar kolegë Zëvendëskryeministra, ministra, zëvendës ministra,

Të nderuar deputetë, të nderuar përfaqësues të sektorit civil,

Të nderuar deputetë, përfaqësues të institucioneve shtetërore,

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

Vendi jonë ndër vite po përballet më sfida që kanë vetëm një qendër të përbashkët të jostabilitetit dhe kjo është Rusia.

Po e them këtë sepse edhe gjatë trazirave në Kuvend kishim nje rus aty që nxiti gjithë situatën, për linçim ndaj deputetëve dhe kryekuvendarit të ri. Kishte deklarata dhe nga Lavrov, Putin dhe Zaharova.

Putini madje nxiste tensione ndëretinike dhe konflikte në vendin tonë. Me këto deklarata u pa që ishin kundër marrëveshjes së Prespës, dhe kundër çdo marrëveshje në të mirë të shtetit, nuk dëshironin të mbyllet kontestin 10 vjeçar me fqiun tonë, Greqinë.

Kriza, Agresioni, dhe Lufta kanë vetëm një emër, një adresim, Rusinë. Rusia me elementet e saj ka nxitur protesta dhe situata konflikti në vendin tonë.

Projekti më i madh infrastrukturor në vend është Korridori 8 dhe 10D, projekt i penguar me vite nga Rusia, nga kompanitë ruse.

Eksponetët rus i kemi gjithkund, për të prishur funksionin e mirë të kësaj qeverisje dhe miqesinë e mirë me gjithë aleatet tanë, ndaj me Frontin Europian po bashkojmë forcat dhe po ruajmë atë që e krijuam me mund, po bashkëpunojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, një shtet me tapi për të gjithë.

Sot shteti jonë është partnet i NATO-s, kemi dyër të hapura në çdo vend të botës, në çdo institucion botëror, ndaj vëtëm Fronti Europian i jep fund ndikimit rus në vendin tonë.

O’Brajan e tha edhe në konferencë se sa me rëndësi janë për në SHBA-të dhe Europa, ndaj varet nga të gjithë ne së bashku, ku dhe si e duam vendin tonë të përbashkët, duam një Maqedoni Europiane apo me ndikim rus?!

Ju falemnderit!

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT