Saturday, May 4, 2024
spot_img

Konferenca vjetore e Qeverisë, “Viti i mundësive evropiane” Rustemi: Investime në infrastrukturë janë investime për gjeneratat e reja

Fjalim në kuadër të konferencës “Viti i mundësive evropiane” mbajti  fjalim Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku para të pranishmëve shpalosi se viti 2023 për ndërmarrjen të cilin e udhëheq ka qenë një vit historik.

“ Mund të mburremi me atë se viti 2023 ishte një vit rekord nga aspekti i investimeve, një vit rekord nga pagesa e taksës rrugore, por edhe vit historik në të cilin filluam me projektin më të madh për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10D, me të cilin i filluam aktivitete për ndërtimin e 110 kilometrave autostradë, për një periudhë pesë vjeçare,” u shprehë Rustemi.

Në vazhdën e fjalimit i pari i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Rustemi se të gjitha të ardhurat të cilat grumbullohen brenda vitit kthehen si investime në mirëmbajtje, rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve.

“Gjatë periudhës së vitit 2021- 2023 të përfunduara dhe në fazë të realizimit janë rreth 900 km rrjet rrugor. Nga këto, gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar, rikonstruuar dhe rehabilituar rrugë shtetërore në gjatësi prej 630 km, nga të cilat një pjesë më e madhe e tyre 40 vite nuk janë vënë në rendin e ditës dhe të cilat kanë qenë në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Mbase, prioritet i yni ishin të gjitha rrugët të cilat na shpien drejt kalimeve kufitare.  Do të ndërtohen 160 km autostradë, rrugë eksprese prej 51 km, rehabilitim i 65 km rrugë rajonale si dhe përmisimi dhe rehabilitimi i pjesëve të dëmtuara të akseve rrugore në Korridorin 8 dhe Korridorin 10D. Këto projekte kapin vlerë të përgjithshme investuese prej mbi 2 miliardë euro,” potencoi Rustemi.

Ndërkohë, Rustemi bëri të ditur në konferencën “Viti i mundësive evropiane” se njëherit janë përkushtuar edhe në mirëmbajtjen e rrugëve  që është segment shumë i rëndësishëm i sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion.

“ Në këtë pjesë të portfolit të NPRRSH-së kemi realizuar aktivitete të rregullta, me ç’rast: – kemi grumbullor 1300 metra kub mbeturina, janë kositur 5300000 metra katrorë barnishta dhe shkure, janë prerë 1.700 drunj që kanë penguar pamjen gjatë vozitjes dhe përbënin rrezik për qarkullim të sigurt,” theksoi Rustemi.

 

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT