Sunday, April 28, 2024
spot_img

Kosova, de facto anëtarja më e re e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Prej sot Kosova është de facto anëtarja më e re e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vendim që do të zyrtarizohet në Sesionin e Pranverës në maj në Bullgari.

Komisioni i Përhershëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s votoi pro statusit të ri të Kosovës në aleancë.

Lajmin e bëri të ditur deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli e cila mban pozicionin e kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu është edhe kryetare e Grupit Socialist në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë mbërritëm të votojmë sot në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Kodheli në rrjetet sociale.

Sipas saj, u votua me 20 vota pro dhe 5 abstenime statusi i ri që Kosova do të ketë në Asamble.

“Një vendim historik, urime Kosova!”, shkruan Kodheli./ata

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT