Kosova dhe Serbia pa progres në themelimin e Komisionit për të Pagjeturit në takimin e Brukselit

Ka përfunduar në Bruksel takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku pjesëmarrës ishin kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nën ndërmjetësim të Peter Sorensen.

Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, bëri të ditur se takimi synonte fillimin e themelimit të Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur me forcë dhe prezantimin e propozimeve konkrete për konkretizimin e marrëveshjeve. Ai theksoi se në këtë pikë nuk u arrit progres, pasi Serbia është tërhequr nga marrëveshja për temat e referencës dhe refuzoi të japë propozime konkrete.

Bislimi gjithashtu përmendi se Kosova kërkoi që obligimi i Serbisë për të mos bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të vendoset në krye të planit dhe të eliminohet çdo mundësi për ambiguitet, por Serbia nuk pranoi.

Në lidhje me çështjet e tjera, Serbia ka bllokuar diskutimin për Luginën e Preshevës dhe nuk ka bërë progres në inspektimet për dyshime për varrezë masive në Kozhle, ku Kosova ka përmbushur obligimet e veta. Bislimi shtoi se zjarret në korrik dhe gusht mund të kenë synuar zhdukjen e dëshmive, dhe vetëm së fundmi Serbia ka treguar gatishmëri për të filluar gërmimet në këtë rajon.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT