Kosova dhe Turqia thellojnë bashkëpunimin ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti gjeneral Metin Tokel, komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, për të diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Takimi përfshiu çështje si trajnime dhe ushtrime të përbashkëta, bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes dhe mundësi për prokurime ushtarake sipas nevojave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci falënderoi trupat turke për kontributin e tyre në misionin e KFOR-it dhe theksoi se Turqia mbetet partner strategjik për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT