Kosova importon gati 900 milionë euro mallra kineze, eksportet mbeten minimale

Kosova ka shpenzuar rreth 841 milionë euro për importet nga Kina gjatë 11 muajve të parë të vitit 2025, duke përfshirë elektronikë, pajisje shtëpiake, lodra, ushqime dhe produkte bujqësore. Vlera e importeve ka pothuajse dyfishuar krahasuar me vitin 2021 dhe ka tejkaluar importet nga vendet anëtare të CEFTA-s.

 

Eksportet e Kosovës drejt Kinës mbeten simbolike, nën 1 milion euro në vit, duke krijuar një deficit të theksuar tregtar dhe varësi nga mallrat kineze.

Ekonomistët dhe analistët theksojnë se çmimi i ulët i produkteve kineze dhe mungesa e prodhimit vendor nxisin këtë situatë, duke dëmtuar konkurrencën lokale dhe sigurinë ushqimore. Bizneset, sipas tyre, fokusohen kryesisht te fitimi afatshkurtër, pa marrë parasysh pasojat afatgjata ekonomike.

Megjithatë, Kosova nuk ka marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe nuk ka borxhe apo investime të drejtpërdrejta kineze, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ku Kina ka shtrirje të konsiderueshme ekonomike dhe infrastrukturore.

Ekspertët sugjerojnë orientim më të madh drejt tregut të Bashkimit Evropian, masa mbrojtëse për prodhuesit vendorë dhe politika stimuluese për zhvillimin e industrisë lokale.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT