Kosova ndër vendet me varfëri ekstreme më të lartë në Evropë

Një analizë e Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe “Our World in Data”, tregon se 25% e popullsisë së Kosovës jeton me më pak se 3 dollarë në ditë. Kjo e rendit Kosovën si vendin e vetëm evropian me nivele të larta të varfërisë ekstreme, edhe pse shumë më mirë se vendet e Afrikës Sub-Sahariane, ku mesatarja shkon në 45.5%.

Globalisht, Kosova renditet e 19-ta në vitin 2024, përtej vendeve të Azisë Qendrore dhe Amerikës Latine, por larg vendeve si Republika Demokratike e Kongos (85.3%) apo Mozambiku (82.2%).

Në rajonin e Ballkanit, kjo përqindje e lartë reflekton ndikimin e papunësisë, ekonomisë informale dhe varësisë nga remitancat. Megjithatë, krahasuar me vendet më të varfra të botës, Kosova mbetet në mes të spektrit global – më mirë se shumica e shteteve në Afrikën Sub-Sahariane, por më keq se shumica e vendeve evropiane dhe të Azisë Jugore.

Analiza përdor fuqinë blerëse (PPP) të vitit 2021 për të krahasuar koston e jetesës, duke nxjerrë në pah se, brenda BE-së, Kosova është një rast i veçantë për shkallën e varfërisë ekstreme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com