Kosova do të përfaqësohet me tre karateistë në Kampionatin Botëror që mbahet në Kajro, Egjipt, nga 27 deri më 30 nëntor.
Karateistët e kualifikuar për këtë garë janë Betim Maliqi, Vlerë Qerimi dhe Islam Selmani. Ata janë mirë të përgatitur dhe të motivuar për t’u përballur me elitën e karatesë nga e gjithë bota.
Federata e Karatesë e Kosovës njofton se ekspedita do të niset nesër drejt Kajros, me synimin për të arritur rezultate të larta dhe përfaqësim dinjitoz për vendin.

