Kosova shënon “Ditën e Forcës”: Vizita të hapura në të gjitha kazermat e FSK-së

Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jenë të hapura për qytetarët me rastin e “Ditës së Forcës”, më 27 nëntor.

FSK ka njoftuar se qytetarët mund të marrin pjesë në “Ditën e Hapur” nga ora 09:00 deri në 14:00, duke vizituar kazermat në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve mike. Gjatë vizitës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të FSK-së, të cilat do të jenë të ekspozuara për publikun.

Ky aktivitet është organizuar si pjesë e festimeve për “Ditën e Forcës”, me qëllim që qytetarët të njihen më nga afër me strukturën dhe aftësitë e FSK-së.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT