Saturday, May 4, 2024
spot_img

Kovaçevski konfirmoi takimin me Zaev dhe Ahmetin: Biseduam për zgjedhjet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar se ka pasur një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me ish-kryeministrin Zoran Zaev. Ai tha se në takim është diskutuar për performancat e partive politike në zgjedhje dhe për rrugën drejt BE-së.

“Kemi pasur një takim me zotin Ahmeti dhe ish-kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Unë dhe ish-presidenti Zaev njihemi 32 vjet, kemi shkuar bashkë në universitet, kështu që shpesh na ndodh që të komunikojmë, të hamë drekë që zgjat katër, katër orë e gjysmë, gjatë së cilës diskutojmë shumë tema. Dje diskutuam se si duhet të përparojë vendi drejt anëtarësimit të plotë në BE. Secili prej nesh ka mundur të ndajë përvojat e mandateve që kemi pasur. Diskutuam se si duhet të duken paraqitjet e partive politike në zgjedhje, secila nga prizmi i përvojës që ka pasur”, tha Kovaçevski.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT