Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar përmbajtjen dhe dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale.
Zgjedhjet e rregullta do të mbahen më 12 tetor, me 2.069.098 votues, prej të cilëve rreth 44 mijë do të votojnë jashtë Kosovës. Janë parashikuar gjithsej 2.571 vendvotime dhe 910 qendra votimi.