Kreu më i lartë i BFI-së viziton Myftininë e Tetovës

Dje, 01.10.2025, Myftinia e Tetovës pati nderin të mirëpresë një delegacion të lartë të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Kryetari i saj, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahi, i shoqëruar nga stafi operativ i Rijasetit.
Delegacioni i nderuar përbëhej gjithashtu edhe nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi me bashkëpunëtorë, si dhe Drejtori Gjeneral i Medresesë Isa Beu në Shkup, Dr. Islam ef. Islami, i shoqëruar nga stafi i tij.
Mysafirët u pritën nga Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, i cili shprehu kënaqësinë e madhe për këtë vizitë domethënëse, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Rijasetit dhe bashkëpunimin e ngushtë të Myftinisë së Tetovës me institucionet qendrore të BFI-së.
Në këtë takim, u vlerësua lart aktiviteti i Myftinisë së Tetovës dhe puna e saj në shërbim të besimtarëve të Tetovës, si dhe u theksua rëndësia e forcimit të unitetit dhe misionit të përbashkët në avancimin e vlerave islame dhe shoqërore në vend.
Vizita u mbyll në një atmosferë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë, duke dhënë mesazhe të qarta për përkushtimin ndaj fesë, bashkësisë dhe konsolidimit të institucioneve islame.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT