Krimineli Ratko Mladic kërkoi të lirohet për funeral. Gjyqtarja e refuzoi

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ka refuzuar sërish kërkesën e Ratko Mladic, ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte, për të dalë përkohësisht nga burgu.

Mladić kërkoi një dalje shtatëditore për të vizituar varrin e një të afërmi të tij dhe për të marrë pjesë në ceremoni përkujtimore, duke pranuar edhe mbikëqyrje policore të vazhdueshme gjatë qëndrimit jashtë qelisë.

Gjykata, megjithatë, ishte e vendosur: kërkesa e tij, e dorëzuar më 5 nëntor, u refuzua plotësisht dhe pa mundësi diskutimi.

I dënuar për krime nga më të tmerrshmet në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, Mladić nuk do të përfitojë këtë leje të përkohshme, duke mbetur në qelinë e tij.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com