Kriptovaluta e presidentit amerikan arriti një vlerë tregu prej 10 miliardë dollarë

Kriptovaluta e sapolindur e presidentit amerikan Donald Trump u rrit në më shumë se 10 miliardë dollarë kapitalizim tregu dje, kur ai mori detyrën për mandatin e tij të dytë.

E njohur si $TRUMP, e lëshuar të premten, ajo u rrit nga më pak se 10 dollarë në mëngjesin e së shtunës në 74,59 dollarë.

Trump e lëshoi tokenin digjital me branding që përfshinte një imazh të atentatit të dështuar ndaj tij në korrik.

Të dielën, Melania Trump lëshoi monedhën e saj të vetme – $MELANIA. Kapitalizimi i saj i tregut është shumë mbi një miliard dollarë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights