Kriza globale e karburanteve: “Qëndroni në shtëpi, rezervat janë drejt fundit”

Rënia e rezervave të karburanteve dhe rritja e çmimeve po detyrojnë vendet në mbarë botën të rikthejnë përdorimin e qymyrit, të kufizojnë konsumin e karburantit, të shkurtojnë javën e punës dhe t’u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

 

Pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit për shkak të luftës me Iranin – një korridor kyç për transportin e naftës dhe gazit – mungesa e furnizimeve ka shkaktuar masa emergjente nga qeveritë që përpiqen të frenojnë kostot e larta që po tronditin ekonomitë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila muajin e kaluar liroi 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, ka bërë thirrje për masa si më pak fluturime dhe vozitje më e ngadaltë.

Shtetet e Bashkuara
SHBA, që iu bashkua Izraelit në bombardimet ndaj Iranit, ka paralajmëruar sulme të tjera ndaj infrastrukturës iraniane të naftës, veprim që mund ta zgjasë luftën dhe të rrisë më tej çmimet. Administrata e Trump-it nuk ka ofruar subvencione për familjet, por ka zgjeruar prodhimin e karburanteve fosile dhe ka bllokuar projektet për energji të rinovueshme. Madje, javën e kaluar njoftoi pagesën e një miliard dollarëve kompanisë franceze TotalEnergies për të hequr dorë nga ndërtimi i fermave me erë në bregun lindor dhe për t’u fokusuar në naftë e gaz.

Britania, Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja
Britania u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin panikun, duke kufizuar ndihmën financiare vetëm për familjet që përdorin naftë për ngrohje. Zelanda e Re ka nisur pagesa javore për 150.000 familje me buxhete të vështira, ndërsa Australia ka përgjysmuar akcizën e karburantit për tre muaj, duke ulur çmimet me rreth 26 cent për litër. Kanadaja, në anën tjetër, ka zgjedhur të mos ndërhyjë për të zbutur rritjen e çmimeve.

Kriza e karburanteve po përhapet me shpejtësi, ndërsa vendet përballen me dilema mes stabilitetit ekonomik dhe sigurisë energjetike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT