Ministri kroat i Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikave Sociale, Marin Piletić, njoftoi se Qeveria të premten do të marrë vendim për vlerën e pagës minimale për vitin 2026.
“Sipas propozimit tonë, paga minimale nga 970 euro sa është aktualisht, vitin e ardhshëm do të rritet në 1,050 euro. Bëhet fjalë për një rritje prej mbi 8 për qind,” tha Piletić.
Ai theksoi se rritja e ekonomisë kroate është faktori kyç në ngritjen e pagave në vend. “Ekonomia e Kroacisë meriton rritjen e pagës mesatare. Nëse Qeveria, me reformat dhe rritjen e pagave në sektorin shtetëror dhe publik, ka ndikuar në këtë si punëdhënësi më i madh në vend, ne jemi edhe më të kënaqur,” u shpreh ministri.
Piletić shtoi se Kroacia duhet të përmbushë standardet evropiane: paga minimale të përbëjë 50% të pagës mesatare bruto, ose 60% të pagës mediane.
“Shtetasit duhet të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet nga paga dhe puna e tyre,” përfundoi ai.

