Kroatët bojkotojnë dyqanet në shtëpi, por shkojnë për shopping në Slloveni

Shumë kroatë këto ditë masivisht po shkojnë për shopping në Slloveni, kryesisht në qytetin e Brežicës, pas një bojkoti të organizuar javën e kaluar në Kroaci ndaj dyqaneve, furrave dhe qendrave tregtare në vend për shkak të çmimeve të larta, raportojnë mediat kroate.

Dëshmi se kroatët po shkojnë masivisht në Slloveni janë pamjet që kroatët kanë filmuar në dyqane dhe parkingje në Slloveni këto ditë, raporton portali Index.hr.

Një qytetar kroat që shpesh shkon për shopping në Brežicë tha se parkimi aty të premten ishte plot me makina me targa kroate.

Siç njofton RTL, në parkingun e një qendre tregtare në Brežicë, vetëm 40 kilometra larg Zagrebit, gjatë fundjavës kishte shumë makina me targa të Zagrebit.

Në Kroaci, të premten u organizua një bojkot i dyqaneve, grupeve tregtare dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, njofton Tanjug.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights