Saturday, July 27, 2024
spot_img

KRRE: Rriten çmimet e derivateve të naftës

 

 

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës…

 

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,33 % në raport me vendimin e datës 22.3.2024.

 

 

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.

 

 

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 denarë për litër.

 

 

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,979 denarë për kilogram.

 

 

Nga data 26.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 85,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 44,776 (denarë/kilogram)

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT