KRRE sjell rritje të re të çmimeve të derivateve të naftës nga 18 nëntori

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale (KRRE) ka miratuar një vendim të ri për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, me një rritje mesatare prej 0.23% krahasuar me vendimin e datës 11.11.2025.

Sipas vendimit, çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1 denar për litër, ndërsa çmimi i EURODIESEL (D-E V) shënon rritje prej 0.50 den/litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) mbetet i pandryshuar.

Ndërkohë, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 0.806 den/kg, duke arritur në 35.621 den/kg.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 00:01 e datës 18 nëntor 2025. Ato janë si vijon:

  • EUROSUPER BS-95: 75.50 denarë/litër

  • EUROSUPER BS-98: 77.50 denarë/litër

  • EURODIESEL (D-E V): 72.50 denarë/litër

  • Vaj ekstra i lehtë EL-1: 69.50 denarë/litër

  • Mazut M-1 NS: 35.621 denarë/kg

Vendimi vjen në kuadër të harmonizimit me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e valutave.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com