Saturday, May 4, 2024
spot_img

Kryediplomati Osmani: Ja vijat e kuqe për Qeverinë e ardhshme

Kandidati i BDI-së për kryetar të shtetit, kryediplomati i vendit Bujar Osmani mbrëmë në emisionin “Vetëm intervistë” ka theksuar vijat e kuqe, që sipas tij lidhen me ndryshimet kushtetuese.

“Vijat e kuqe janë në lidhje me ndryshimet kushtetuese që i referohen hapjes së kapitujve. Po, BDI nuk do të pranojë të jetë pjesë e Qeverisë, pa një marrëveshje të qartë për vazhdimin e negociatave me BE-në, jo sepse mendojmë se është interesante për fushatën, por sepse jemi të bindur se nuk mund të ketë përparim në këtë vend pa perspektivë të qartë europiane, që nuk do të mund t’i mbajmë të rinjtë këtu pa një perspektivë të qartë europiane, se nuk do të kemi shtet ligjor pa hapur kapitujt 23 dhe 24 dhe këdo që premton se mund të bëjë një shtet europian pa negociata europiane, ose nuk e njohin procesin ose i manipulojnë qytetarët”, ka deklaruar Osmani.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT