Saturday, July 27, 2024
spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka publikuar në Facebook logon për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Kurti ka thënë se në logo paraqiten motivet tradicionale të rifreskuara me dizajn modern.

“Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”,ka shkruar Kurti në Facebook.

Ministria e Kulturës një ditë më parë ka publikuar logon dhe ka shpalosur agjendën shtetërore për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

25-vjetori i Çlirimit të Kosovës shënohet me aktivitete të ndryshme nga 8 deri më 21 qershor.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT